As Parlamenti Evropian s’e ka të qartë se kur del raporti për vizat

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 11:23 | Nga

Përveç institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës as në Bruksel nuk ka qartësi se kur Komisioni Evropian do të dalë me raportin për vizat që do të tregojë se a i ka përmbushur Kosova kriteret e kërkuara.

Kështu Komiteti i Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme i Parlamentit Evropian ka paraparë të diskutojë për datën 9 korrik çështjen se cilat shtetas të huaj kanë nevojë për viza për të hyrë në Kosovë.

Por, kjo temë, që është futur në rend dite nga raportuesja e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka mbetur vetëm si pikë e mundshme për diskutim, varësisht nga vlerësimi i Komisionit për kriteret e mbetura, pra nëse do të publikohet ky vlerësim apo jo. Pra Komisioni bashkë me rekomandimin ose jo për vizat do të bëjë vlerësim edhe për politikat e vizave të Kosovës ndaj shteteve tjera.

Në Prishtinë, institucionet e vendit, ende nuk kanë ndonjë datë se kur mund të publikohet ky raport. Ata e përsërisin vazhdimisht se kjo është çështje ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme