Parlamenti i Zvicrës pritet të ratifikoj marrëveshjen për pensionet me Kosovën

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Zvicrës do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes për pensionet me Kosovën. Kështu ka thënë deputeti zviceran, Cedric Wermuth.

Ai në një postim në Twitter, ka deklaruar se sot do të vendoset lidhur me fatin e pensionistëve kosovarë që më parë kanë punuar në Zvicër.

Pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër ishte ndërprerë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962, përcjell Telegrafi.

Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme