Partia Liberale Egjiptiane e dënon dëmtimin e varrezave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Rahovec

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Partia Liberale Egjiptiane bën të ditur se përfaqësuesi i kësaj partie, Veton Berisha pranoi informatë nga një qytetar i komunitetit egjiptian nga Komuna e Rahovecit, për dëmtimin e varrezave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit.

“Partia Liberale Egjiptiane dënon ashpër akte të tilla të cilat nuk e prezantojnë imazhin e demokracisë së Kosovës dhe ju bënë thirrje autoriteteve dhe organeve hetimore që të zbardhët sa më shpejtë rasti në fjalë”.

“Për Partinë Liberale Egjiptiane rastet e tilla janë të papranueshme dhe ne për së afërmi do ti monitorojmë hetimet nga organet kompetente deri sa të sillet drejtësi”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Të ngjashme