Pas 18 majit nëse doni të pini kafe duhet të ndiqni këto rregulla

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Baret e restorantet prej 2 muajsh, po qëndrojnë të mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19, por në datën 18 këto bizense do rikthehen në punë.

Ashtu si për çdo kategori tjetër, edhe për këto biznese në portalin e-Albania parashikohet një protokoll, sipas së cilit duhet të ndërmerren një tërësi masash, në mënyrë që të shmanget infektimi nga virusi.

Sipas protokolleve, baret dhe restorantet duhet të zbatojnë rregulla strikte higjiene dhe dezinfektimi të vazhdueshëm në mënyrë që të sigurojnë shëndetin e punonjësve, por dhe klientëve.

Administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të Covid-19 dhe shfaq temperaturë 37.5.

Sikundër është paralajmëruar, baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tyre, transmeton Gazeta Reforma.

Po ashtu, këto biznese duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim të rregullt të koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm, ndërsa për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60% alkool.

Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Të ngjashme