Pas 2 muajve, realizohet fluturimi i parë nga Kosova drejt Italisë

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka njoftuar se pasnesër do të zhvillohet fluturimi i parë direkt nga Kosova për në Itali.

Ambasadori Orlando ka shkruar në Twitter se fluturimi direkt nga Kosova për në Itali është lajm i jashtëzakonshëm.

“Lajme të mrekullueshme. Ne kemi kapërcyer vështirësitë dhe fluturimi i parë direkt nga Kosova për në Itali do të niset më 21 maj. Gjatë karantinës ne kemi siguruar kthimi nga Tirana të të gjithë italianëve që kanë kërkuar asistencë. Kjo do të bëjë gjërat më të lehta, përfshirë edhe punëtorët kosovarë për t’u kthyer në punët e tyre”, ka shkruar Ambasadori italian.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ka njoftuar po ashtu se gjatë ditëve të ardhshme do të realizohen edhe tri fluturime tjera nga Prishtina për në Zurich, Dusseldorf dhe Stuttgart.

Të ngjashme