Pas 20 vjetësh nxënësit kujtojnë kohën kur mësonin në shtëpi-shkollën “Sami Frashëri”

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 20-vjetorin e djegies së shtëpi-shkollës “Sami Frashëri”, është hapur një ekspozitë me fotografi, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kuvendit të Rinjve të Prishtinës dhe drejtuesit e shkollës “Sami Frashëri”.

Kosovare Sadiku, kryetare e Kuvendit të Rinjve në Prishtinë, tha se përmes kësaj ekspozite kanë dashur që të paraqesin sfidat e arsimit në kohën e okupimit.     

Adrian Berisha, Koordinatori i Kulturë në Komunën e Prishtinës, tha se në këtë objekt është mbajtur gjallë sistemi i arsimit shqip.

Ish-drejtori i shkollës, “Sami Frashëri”, Abdyl Gashi tha se edhe në kohët më të vështira nuk është ndalur arsimimi i breza të rinj, raporton EO.

Kjo shtëpi shkollë u shkatërrua me 30 mars 1999 nga forcat serbe. Para se të ndodhte kjo, gjimnazi mbajti mësim këtu për më shumë se 7 vjet.

Të ngjashme