Pas 7 orësh, nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga rrënojat e “Adriatikut”

Mitrovicë | 23 Pri 2019 | 00:51 | Nga Ekonomia Online

Pas shtatë orë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i punëtorit që ishte zënë nën gërmadha nga shembja e ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.

Nehat Bahtiri, drejtor për Shpëtim në komunën e Mitrovicës, ka thënë se procesi i kërkimit ka qenë delikat sepse ka pas shpresa që viktima mund të ishte gjallë.

“Pas një pune shtatë orëshe, kemi arritur të gjejmë trupin e viktimës të cilin kemi shpresuar ta gjejmë të gjallë. E kemi gjetur pa shenja jete, u shprehim ngushëllime familjarëve.

“Procesi ka qenë shumë delikat sepse kemi shpresuar se viktima ishte ende gjallë. Jemi munduar me veprime të ngadalshme”, ka thënë ai.

Ish-hoteli Adriatiku, është shembur në orët e pasdites së të hënës.

Të ngjashme