Pas 8 orësh, Ali Ahmeti përfundon intervistimin nga prokurorët

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësi i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, ka përfunduar dëshminë e tij për ditën e sotme, para prokurorëve të Gjykatës Speciale, pas rreth 8 orësh marrjeje në pyetje, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti, ish-epror i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në rastin e Thaçit dhe Veselit.

Gjykata Speciale më 24 qershor kishte bërë publike paralajmërimin për aktakuzën ndaj Thaçit e Veseli, të dyshuar siç thuhej në komunikatën e Speciales për dhjetëra vrasje. Bashkë me Thaçin e Veselin akzuohet edhe disa persona tjerë por që emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Udhëheqës i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, nuk ka dhënë deklaratë për medie.

Ai do të intervistohet edhe gjatë ditës së enjte.

Të ngjashme