Pas Abbott, edhe ambasadori italian në Kosovë e viziton Prekazin

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Nicola Orlando, ambasador italian në Kosovë, ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, në shenjë përkujtimi të intervenimit humanitar të NATO’s.

Konsulli italian në vend e ka bërë një gjë të illë në llogarinë e tij në Tëitter përmes një postimi, duke rikujtuar edhe vizitën që e realizoi sot në kompleksin memorial ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Iu bashkëngjita Nicholas Abbott sot, e vizitova kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, për të rikujtuar intervenimin humanitar, që çoi deri tek pavarësia. Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999’ën. Ne vazhdojmë ta përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj që të jetojnë në një shtet demokratik”, ka shkruar Orlando.

Ndryshe, edhe ambasadori britanik në Ksoovë, Nicholas Abbott, bëri një vizitë atje. Ai tha se Kosova ka kurajën që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe te memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajon të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik tha po ashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme