Pas incidentit, zgjidhet kryetari i LDK-së në Mat

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Pas dajakut të madh, rrahjes me karrika, grushta e shkelam, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që ta zgjedh kryetarin e e saj nëndegën e saj Mati në Prishtinë.


LDK ka zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege, Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit.

Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes.

Delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër sot ndërmjet vete.

Pas shpërthimit të rrahjes ndërmjet delegatëve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Me këtë rast, disa nga delegatët e kuvendit zgjedhor janë shoqëruar në polici.

Të ngjashme