Pas dështimit të Ligjit për Rimëkëmbje, gastronomët paralajmërojnë konferencë

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e vën në votim në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka paralajmëruar se do të mbajnë konferencë.

Ndonëse nuk kanë bërë të ditur kohën e ditën e konferencës, shoqata përfaqësuese e gastronomëve, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, e ka cilësuar “të trupshme” mungesën e unitetit politik.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se konferenca do të mbahet javën e ardhshme.

Njoftimi i plotë:

Para pak çastesh kuptuam që Projektligji për Rimëkëmbje ka dështuar në shqyrtim, tashmë edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kjo atmosferë pa konsensus politik në këtë kohë krize është më së paku e turpshme, gjersa atmosfera e bizneseve është gjithnjë e më kaotike duke shkuar drejtë një kolapsi të ekonomisë së vendit.

Javën e ardhshme, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të mbajë një konferencë për media lidhur me gjendjen e hulumtuar të sektorit të gastronomisë, dhe kërkesat apo rekomandimet që do ti adresojmë në kuptim të lehtësimit të gjendjes së sektorit të gastronomisë dhe tejkalimit të kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla.

Do të ju informojmë ditëve në vijim lidhur me informata shtesë. 

Të ngjashme