Pas më shumë se nëntë orë bastisjesh përfundon aksioni i EULEX-it, arrestohet Jakup Krasniqi

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 15:42 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas nëntë orë bastisjesh në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar aksioni i EULEX-it me arrestimin e këtij të fundit, raporton Ekonomia Online.

Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në 05:30 të mëngjesit. Operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Lidhur me bastisjet janë deklaruar gruaja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi, Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate etj.

Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme