Pas motit pranveror, rikthehen shiu dhe bora

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Sipas meteorologëve të hënën pritet të kemi depërtimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu.

Si pasojë do të kemi destabilizim të fuqishëm të kushteve atmosferike. Fillimisht do të kemi reshje të dendura shiu, kurse gjatë mbrëmjes dhe natën mes së hënës dhe së martës do të kemi edhe reshje të dendura bore në shumë qytete të  Kosovës.

Pra, pas një periudhe të nxehtë dhe me diell do të kemi rikthimin e dimrit dhe shpresojmë se vegjetacioni i natyres nuk do të ngutet të gjallërojë para kohe.

Të ngjashme