Pas ndalimit të thëngjillit, s’ka alternativë për ngrohje

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të qeverisë, thëngjilli u hoq nga përdorimi si lëndë djegëse për institucionet publike. Madje, po synohet ndalimi i përdorimit edhe për familjet.

Por, tani ministria e Mjedisit ka edhe një shqetësim tjetër.

Të njëjtën e konfirmojnë edhe në ministrinë e Mjedisit. Këshilltari i ministrit Fatmir Matoshi, Leutrim Sahiti thotë se kanë kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shtimin e kontrolleve për cilësinë e peletit që importohet në Kosovë.

Në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë përmes një përgjigje me shkrim, thonë se kanë pranuar mostrat e peletit dhe nëse dyshimet rezultojnë tëe sakta, do të ndërpritet importimi i tij në vend.

‘’Inspektorati i Tregut ka marrë mostrat e peletit për t’i bërë analizat e duhura për t’i eliminuar shqetësimet që i ka Ministria e Ambientit. Në këtë rast, janë vetëm dyshime që peleti që shitet në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është i përbërë edhe nga copa gome.  Momentin që vjen analiza dhe vërtetohet se ai pelet nuk i plotëson standardet e duhura automatikisht MTI do ta ndalojë hyrjen e tij në Kosovë dhe do të bëhet largimi nga tregu. Analizat do të bëhen shumë shpejt dhe do të dalin rezultatet. MTI nuk mund të ndërmerr asnjë hap pa pasur analizat e sakta, sepse në këtë rast është vetëm dyshim’’.

Por, nëse konstatohet se edhe peleti është ndotës sikurse thëngjilli, familjet dhe bizneset mbesin pa alternativë për ngrohje. Një zgjidhje të mundshme, ministria e Mjedisit e sheh instalimin e ngrohjeve për qytetet e mëdha.

Pos tjerash, synim i Ministrisë së Mjedisit dhe Task Forcës për ruajtjen e ambientit  mbetet largimi në tërësi i përdorimit të thëngjillit, edhe për ekonomitë familjare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme