Pas ndërprerjes së punimeve në Deçan, Michael Risi në takim me Bashkim Ramosajn

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, Michael Risi, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosajn.

Klan Kosova mëson se ky takim vjen pas ndërprerjes së punimeve në rrugën te Manastiri i Deçanit nga ana e KFOR-it.

Kujtojmë se sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë.

Të ngjashme