Pas një lidhjeje seksuale, çifti gay zbulon se janë vëllezër

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 15:08 | Nga

Dy burra gay që janë njohur online dhe të cilët kishin filluar një lidhje seksuale, kanë zbuluar se ishin vëllezër në një emision të Jeremy Kyle Show.

Një test AND ka treguar të vërtetën për çiftin Paul dhe Lee, të cilët ishin çift prej disa vitesh teksa ishin njohur në chat online.

Ata të dy kanë marrë vendimin të bënin një test AND-je pasi Lee i ka prezantuar të dashurin e ri familjes së tij.

Në atë kohë familjarët kanë vënë re se kishte një ngjashmëri mes Paul dhe ish-burrit të nënës së Lee, Ron, i cili rezultoi babai i tij.

Pasi prezantuesi ka lexuar rezultatin e analizave, ku dy burrat kanë rezultuar vëllezër nga nëna, reagimi i tyre ka qënë shokues.

“Kjo me bën të sëmurë. Unë kanë bërë seks me vëllain tim. Është e tmerrshme, nuk e përshkruaj dot!”-ka thënë Paul.

Historia e para shumë vitesh e treguar nga nëna e djemve, tregon se Paul në moshën 2-vjeçare ishte marrë nga një qendër spitalore pasi ishte i sëmurë dhe që atëherë ata nuk ishin takuar.

“Jam e lumtur që mu rikthye djali im”-ka thënë Rea, nëna e djemve.

Sipas këtij show, burrat kanë qëndruar të ngushtë përsëri, por tashmë si dy vëllezër të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme