Pas pak orësh do të jepet rekomandimi për zgjedhjet në Podujevë

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në orët në vazhdim do të vendoset se a do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në  Komunën e Podujevës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në orët në vazhdim  do të jepet rekomandimi për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  se a duhet apo jo të mbahen zgjedhjet në Podujevë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është në kontakt edhe me ministrin tonë të shëndetësisë dhe unë besoj se në këto orët e mbetura të ditës së sotme ata do ta japin rekomandimin e duhur për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.”, tha Kurti.

Të ngjashme