Pas Qeverisë, rrethojat hiqen edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e oborrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke u larguar rrethojat.

Kjo po bëhet nën mbikëqyrje të ushtruesit të detyrës së shefit të kësaj ministrie, Xhelal Sveçla.

Ky veprim vjen pas një jave që kur edhe në oborrin e Qeverisë së Kosovës u larguan rrethojat e ngjashme.

Sveçla ka vizituar sot punëtorët të cilët gjatë ditës së sotme kanë prerë rrethojat e objektit kryesor të MPBAP-së, ndërkohë që gjatë javës së kaluar janë larguar rrethojat edhe prej disa objekteve të tjera të MPB-së.
“Ne vlerësojmë se në një demokraci nuk ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve, sidomos në një vend si Kosova, ku qytetarët e duan shtetin e tyre dhe janë të interesuar për zbatimin e ligjit. Barrierat janë të panevojshme, sepse Kosova nuk është regjim diktatorial ku qeveria është kundër popullit dhe Policia e Kosovës është një institucion me besueshmëri të lartë publike dhe me profesionalizëm të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin e nevojshëm në vend, mision për
të cilin ndihmohet dhe nga prania e institucioneve ndërkombëtare dhe KFOR-i”, theksoi Sveçla.


Me këtë rast u.d. ministri Sveçla vlerësoi se ka kaluar koha kur objektet qeveritare dhe qeveria kanë pasur mure ndarëse ndërmjet veti sepse dihet mirëfilli se qeveritë në shtetet demokratike gjithmonë krijohen për të shërbyer dhe bazohen te transparenca e

Ai theksoi se edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë largimi i rrethojave të objekteve qeveritare, për t’ua kthyer qytetarëve hapësirat publike, trotuaret, parqet e lulishtet.


LEOXNI EDHE:

Të ngjashme