Pas raportimeve për vdekjen e Nazim Bllacës, reagon vëllai i tij

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Nazim Bllaca është gjallë.

Këtë e ka konfirmuar vëllai i tij, Liman Bllaca, i cili tha se Nazimi është shëndoshë e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ai e demantoi kështu avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK’së dekaroi se Nazim Bllaca ka vdekur, raporton Klan Kosova.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Pas kësaj deklarate që bëri shumë zhurmë, ai u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, Nazim Bllaca u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Të ngjashme