Pas reshjeve të borës – Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 11:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pas reshjeve ë borës mëngjesin e së mërkurës ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Gëzim Osmani.

Madje, ai tha se sasia e borës që ka rënë në Kosovë nuk është e intensitetit shumë të lartë. Por Osmani edhe përkundër kësaj ka bërë apel te qytetarët që të ketë kujdes të shtuar.

“Sipas informatave nga tereni gjendja e rrugëve është e mirë dhe menaxherët rajonal në 7 rajone të Kosovës”.

“Gjendja momentale nga menaxherët rajonal është e mirë dhe rrugët janë të kalueshme. Sasia e borës që ka rënë në Kosovë nuk ka qenë e intensitetit të lartë diku 6 cm. Mirëpo rrugët që janë në kandër të ministrisë janë të gjitha të qarkullueshme”.

“Qytetarët i kisha lutur kur kemi reshje bore ngasësit e automjeteve të iu përshtaten kushteve atmosferike”, shtoi Osmani.

Osmani shtoi se 18 kompani janë të angazhuara në mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë.

“Në sezonin dimëror nga 15 nëntori deri me 1 prill kompanitë kanë edhe kujdestari dhe janë 24 orë në gjendje gatishmërie”.

“Ministria i ka kontratat në 7 regjione për mirëmbajtje. 18 kompani janë të angazhuara në mirëmbajtjen e rrugëve të Kosovës”.

Të ngjashme