Pas rrahjes me burrin, gruaja nga Gjilani e sulmon vjehrrën – arrestohet

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, një çift nga Gjilani e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, e më pas, gruaja ka sulmuar edhe vjehrrën.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull  kosovar  e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër  kosovare. Si pasojë e sulmit viktima  dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme