Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj transportohen me aeroplan ushtarak, po trajtohen në Klinikën Universitare LKH Graz

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Dy persona të lënduar rëndë janë transportuar me aeroplanin Hercules, të Forcave të Armatosura Austriake për mjekim në Grac. Të martën kishte një shpërthim të rëndë gazi në qytetin kosovar të Ferizaj, në të cilin më shumë se 40 njerëz u plagosën, disa prej tyre rëndë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë me një kërkesë urgjente për mbështetje dhe marrjen në trajtim të dy pacientëve, ndërsa kjo e fundit ka premtuar ndihmë të menjëhershme.

“Eshtë e vetëkuptueshme që Austria gjithmonë ofron ndihmë kur është e nevojshme. Në pranverën e kaluar, për shembull, ne siguruam kujdes mjekësor për pacientët COVID-19 nga Ballkani Perëndimor në Austri dhe gjatë vitit ne vazhdimisht siguruam mbështetje, për shembull në formën e pajisjeve mjekësore. Sot do të doja gjithashtu të falënderoja Klinikën Universitare LKH Graz, e cila ishte e gatshme të ndihmonte menjëherë në këtë situatë” tha kancelari federal Sebastian Kurz.

“Një partneritet i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është fokus i politikës së jashtme austriake. Në këtë aspekt, është e natyrshme që ne do të jemi aty për të siguruar mbështetje edhe në situata të tilla emergjente, ” shtoi Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg.

Të dy të plagosurit rëndë u sollën në Austri të shtunën me transportuesin ushtarak C130 – Hercules dhe tani po trajtohen në kujdesin intensiv në Klinikën Universitar LKH Graz. Ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner për ndihmën: “ Që nga viti 1999 jemi vendosur me ushtarët tanë në Kosovë dhe mbajmë lidhje të ngushta me popullatën lokale. Sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë COVID-19, ne po mbështesim partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor si pjesë e solidaritetit në kuadër të politikës së jashtme “.

Për transportime të tilla të pacientëve, MEDEVAC (Medical Evacuation), forca ajrore posedon kontenjerë të veçantë transportues të ambulancës. Këto mund të pajisen në një mënyrë të tillë modulare, që madje edhe kujdesi mjekësor intensiv të jetë i mundur gjatë fluturimit.

Forcat e armatosura aktualisht kanë 3 makina transporti C-130 Hercules. “Me këtë aksion, landi i Steiermark (Shtajermark) mbështet kujdesin për dy persona të lënduar rëndë për shkak të se ka kapacitetet dhe mundësinë ta bëj një gjë të tillë. Në Austri ekzistojnë dy qendra speciale për trajtimin e pacientëve me djegie të shkallës së rëndë.

Njeri nga këto qendra është ndodhet në Klinkikën Universitare LKH Graz dhe është përgjegjëse për kujdesin dhe trajtimin ndërrajonal të të lënduarve me djegie. Dy pacientët do trajtohen në dy nga gjashtë shtretërit special që janë paraparë për këtë lloj lëndimi” thotë këshilltarja shëndetësore e landit Steiermark (Shtajermark) Juliane Bogner-Strauss dhe falënderon ekipin e trajtimit.

Image may contain: sky, cloud and outdoor
Image may contain: airplane, sky and outdoor

Të ngjashme