Pas shuarjes së adresave të banimit, pushteti i Vuçiqit heq edhe mbishkrimet shqip në Medvegjë

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Partia “SNS” në pushtet që drejtohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq po vazhdon t’i diskriminoj banorët shqiptarë të Komunës së Medvegjës.

Kjo po bëhet duke larguar në mënyrë sistematike emërtimet në gjuhën shqipe, nga të gjitha objektet.

Për një gjë të tillë ka reaguar aktivistja, Flora Ferati.

“Partia në pushtet SNS vazhdon t’i heqë tabelat dygjuhëshe në Komunën e Medvegjës. Gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike) “, njofton aktivistja Flora Ferati-Sachsenmaier.

Të ngjashme