Pas tollovisë, të moshuarit mbi 65 vjeç futen brenda sallës “1 Tetorit” për t’u vaksinuar

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Të moshuarit të cilët nga mëngjesi po prisnin për tu vaksinuar në Sallën “1 Tetori”, janë lejuar të hyjnë brenda për të pritur radhën.

Teksa në mëngjes kishte tollovi, pasi shumë të moshuar kishin ardhur edhe nga qytetet tjera për tu vaksinuar, tashmë ata të cilët kanë marrë numrat janë lejuar të hyjnë brenda e të presin.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar nga qytetarët që kenë parasysh se në Prishtinë në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.

Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Mirëpo, sot në sot në orët e hershme të mëngjesit kjo ka shkaktuar grumbullim të madh të njerëzve që duan të vaksinohen.

E për shkak të këtij interesimit të madh si dhe tollovisë së njerëzve, ka obliguar që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të jenë prezent për të mbajt rendin.

Të ngjashme