Pas vdekjes së basketbollistit, Thaçi ngushëllon familjen Sinani

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 10:52 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Sinani, pas vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinani, në një aksident trafiku.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme