Pas vërshimeve, uji në disa fshatra të Klinës nuk është i pijshëm

Kline | 11 Jan 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

KRU ‘Hidrodrini’ ka njoftuar konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë, të komunave Pejë, Istog, Deçan, Junik dhe Klinë, se përkundër rreshjeve të mëdha atmosferike, në tërë territorin furnizues, me përjashtim të disa fshatra të Klinës, uji është i pijshëm dhe nën kontroll përcjellës të cilësisë, 24 orë.

Në Klinë, qyteti ka furnizim cilësorë me ujë, përderisa në fshatrat, që furnizohen nga burimi i Jarines, (pjesa veriore e Klinës), përfshirë burimet, (Pusi i Kpuzit, Berkovës, Radokes dhe Garabilit të fshatit Sferkë) kanë trubullira të nivelit të mesëm, për çfarë konsumatorët të cilët furnizohen nga këto burime, rekomandohen që mos ta përdorin ujin për pije, deri në njoftimin e radhës.

Specialistët e KRU ‘Hidrodrini’ po vazhdojnë monitorimin dhe gjendjen në të gjitha burimet furnizuese në komunat përkatëse përfshirë edhe Klinën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme