Pasi e kishin sulmuar me mjete të forta një person, arrestohen babë e birë në Gjakovë

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës kjo pasi sipas policisë babë e djalë kanë sulmuar fizikisht një person tjetër me mjete të forta. Pas intervenimit të policisë viktima është dërguar për tretman mjekësorë sepse kishte pësuar lëndime të renda trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjtit, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar , duke e goditur atë me mjete të forta. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, raporton policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme