Pasi i ironizoi me të, Rron Gjinovci i reagon babait të tij

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi pak më parë babai i tij, Arbri ironizoi me të përmes një postimi në Facebook.

Babai i Rron Gjinovcit, i cili njihet se ndan bindje të tjera politike me djalin e tij, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me paraqitjet e përditshme të Rronit në debate televizive, ku shpeshherë dinte të ishte edhe i zhurmshëm.

Arbër Gjinovci ka ironizuar duke shkruar se ai dhe bashkëshortja e kërkuan emrin e Rronit në listë, por pastaj e kuptuan se ai nuk ishte në garë.

“Rron Gjinovci ,unë dhe jote më, desh jemi mytë me komisionera tu e lyp emrin tond por nuk ishe ne garë ????”, thuhet në postimin e Arbrit.

Në postimin e babait, Rroni ka pyetur nëse ata kanë votuar për ndryshim.

Përveç komentit, Rroni e ka shpërndarë këtë postim edhe në profilin e tij.

“Baba një kungj për zgjedhje. P.S. baba osht pak i Korçës “jote më” 🤦”, ka shkruar Gjinovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme