Pasi Serbia karantinoi komunat veriore të Kosovës, Vitia dhe Qalaj i drejtohen publikut përmes një konference

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Pas situatës së fundit me karantinimin e komunave veriore të Kosovës, duket se gjithçka do të sqarohet me anë të një konference për media.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj do të mbajnë konferencë për medie lidhur me Coronavirusin, këtë e ka bërë të ditur MSh-ja në një njoftim dërguar mediave.

“Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj mbajnë konferencë për media lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Konferenca mbahet nga ora 19:45 në oborrin e Ministrsë së Shëndetësisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme