Pasi u akuzua për korrupsion, reagon ish-zëvendësministri i Kulturës: E raportova pasurinë me vonesë

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Engelbert Zefaj, ka reaguar sot ndaj lajmeve se është ngritur aktakuzë ndaj tij për mosdeklarim të pasurisë.

Ai shtoj se nё raportimin e pasurisë qё e ka bërë nuk ka asnjё rritje tё, madje sipas tij vetёm ёshtё zvogluar

Reagimi i tij:

Sot m’u paskan QEPU mu!

Aktakuzё pёr mosraportim tё pasurisё!

Sqarim: Pёr ata qё ju intereson

E vёrteta: E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu! Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin Mars, pikёrisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria.

Sqarim: Nё raportimin e pasurisё qё e kam ba nuk ka asnjё rritje tё pasurisё, bile vetёm ёshtё zvogluar. Kjo tregon se nuk kam pasur asnjё arsye me fsheh pasurinё.

Pёrfundim: Disi po tingёllon si ndonjё krim i kryer nga ana ime, nё fakt ёshtё fjala vetёm se jam vonu me raportu pasurinё time nё afatin e caktuar”.

Të ngjashme