“Pastrimi” ka dërguar 3 000 lëndë te përmbaruesi, sfidë mbetet makineria e vjetruar

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 07:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë regjionale “Pastrimi”, Burim Kelmendi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pandemisë ka ndikuar negativisht në sektorin e grumbullimit të mbeturinave, ani pse kompania ka vazhduar punën ditore.

“Kjo koha e pandemisë ka ndikuar në të gjithë sektorët e jetës, padyshim që ka ndikuar edhe në sektorin e grumbullimit të mbeturinave jo vetëm në regjionin e Prishtinës, por edhe në gjithë Kosovën sepse kompania jonë pa marrë parasysh a është pandemia na punojmë çdo ditë”.

“Jemi afër realizimit të planifikimit duke marrë parasysh se ndryshimet buxhetore prej institucioneve ndodhin zakonisht në fund të dhjetorit jemi duke pritur një inkasim më të mirë të institucioneve, por jemi shumë afër të ligjit të planifikimit”.

Mes tjerash, Kelmendi theksoi se kompania ka pagur të gjitha furnizimet dhe kontributet tatimore.

Ai thotë se borxhet e konsumatorëve ndaj kompanisë janë 5 milionë euro, duke shtuar se kanë dërguar 3 000 lëndë te përmbaruesi.

“Kompania e pastrimit i ka pagur pagat me rregull furnizimet e të gjitha kontributet e tatimet por megjithatë kemi pasur vështirësi të mëdha këtë vit. Përafërsisht 5 milionë euro na kanë borxhe. Ne bëjmë një selektim për përmbarim dhe i kemi dërguar 3 000 lëndë”.

Ai tha se kanë nevojë për makineri të re, ngase pothuajse çdo ditë kanë 120 kamionë të prishur për shkak të vjetërisë.

“Shpresojmë që të ketë përmasime në rregullimin e disa objekteve në komuna tjera. Përmasimi i makinerisë dhe do të shohim se sa do të vazhdojë kjo gjendje. Nuk jemi të sigurt se vitin tjetër nuk do të jetë vit pandemik”.

“I kemi këto projekte fazën e rregullimit të objekteve në Fushë-Kosovë dhë Podujevë dhe disa renovime në komuna tjera. Dhe kemi nevojë për makineri çdo ditë sepse çdo ditë kemi prishje përafërsisht 120 kamionë. Ne kemi 35 deri në 39% mbeturinave të Kosovës i mbulon kompania e pastrimit. Në vitin tjetër do të  kemi sasi shumë më të madhe”.

Të ngjashme