Pastrohet deponia 20 vjeçare në Pasomë të Vushtrrisë

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” është pastruar e deponia në Pasomë të komunës se Vushtrrisë, e cila cilësohet si më e madhja ilegale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri tha se presin që komuna të jetë fituese e grantit të premtuar nga qeveria

“Ne po vazhdojmë sot aksionin ta pastrojmë Kosovën, i falënderoj Let’s Do It. Jemi në këtë lokacion ku është një deponi 20 vjeçare është në gjatësi 1900 metra në të dy anët e rrugës ku janë hedhë mbeturinat gjatë 20 viteve të fundit, dhe ne sot kemi filluar me pastru. Komuna  jonë është duke prirë në këtë aksion dhe unë besoj që ky vullnet të vlerësohet në ndarjen e grantit qeveritar në fund të kësaj gare. Në ketë vend presim qe të vendoset një investitor i huaj gjerman”, tha ai.

Kryesuesi i kuvendit komunal, Nasuf Aliu tha se kanë marr vendim që të krijojnë dy hapësira për hedhjen e mbeturinave inerte

“Sot jam i lumtur që po marr pjesë në këtë aksion. Sot kemi një lajm të mirë sepse sot kemi marr vendim që të caktojmë edhe dy lokacione të reja në Komunën e Vushtrrisë për hedhjen e mbeturinave inerte. Ne shpresojmë që kjo kundër masë të realizohet me sukses”, tha Aliu.

Luan Hasanaj nga “Let’s Do it Kosova” tha se komuna e Vushtrrisë ka qenë e angazhuar në pastrimin e hapësirave

“Misioni i fushatës ta pastrojmë Kosovën ka qenë të largohen sa më shumë deponi dhe të mobilizohen sa më shumë resurse për ta përmirësuar një gjendje shqetësuese. Jemi të fasionuar me punën që ka bërë komuna dhe angazhimin që ka dhenë në pastrimin e komunës”, u shpreh Hasanaj.

“Let’s Do It Kosova” e ka mbështetur kompaninë “Wenda” me derivate.

Të ngjashme