Pastrohet fshati Nakëll, “Let’s Do It Kosova” interesohet për pastrim edhe të vendeve të tjera në Pejë

Pejë | 23 Nën 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka vazhduar në fshatin Nakëll të Komunës së Pejës.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë vullnetarë të “Let’s Do It Kosova”, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Pejës dhe qytetarë të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.

Rajan Arapi, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Pejës, tha se banorët e këtij fshati kanë qenë mjaft shumë të prekur nga kjo deponi mbeturinash.

“Po bëhet një punë e madhe, është një nga deponitë më të mëdha të qytetit, e cila është identifikuar kohë më parë, në fshatin Nakëll. Banorët kanë qenë mjaft shumë të prekur nga kjo deponi, por sot besoj që do t’i vjen fundi dhe besoj që do ta zgjidhim një problem i cili ka shqetësuar mjaft shumë banorët e kësaj ane”.

Luan Hasanaj nga “Let’s Do It Kosova” tha se përpos pastrimit, arsyeja e prezencës në këtë komunë është dakordimi për vazhdim bashkëpunimi për pastrimin edhe të lokacioneve të tjera me mbeturina, raporton EO.

“Ne kemi ardhë sot bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe të ambientit që ta ndihmojmë pastrimin e kësaj deponie mirëpo edhe të dakordohemi për një vazhdim të bashkëpunimit për pastrimin edhe të lokacioneve të tjera me mbeturinat që gjenden në territorin e Komunës së Pejës”.

“Peja ka qenë gjithmonë model i mirë për angazhimin e këtyre fushatave dhe aksioneve të cilat janë ndërmarrë në vazhdimësi, qoftë prej organizatës sonë, qoftë prej vetë komunës”.

Haranaj i bëri apel Ministrisë së Infrastrukturës që të vazhdojë me pastrimin e brezit rrugor në këtë komunë.

“Problem vazhdon të jetë brezi rrugor. I bëj apel Ministrisë së Infrastrukturës që të vazhdojnë me pastrimin e brezit rrugor, sepse kjo po ndikon keq edhe në imazhin e vendit, të Pejës por edhe të gjithë Kosovës”.

Të ngjashme