Pastrohet pika kufitare e Hanit të Elezit, kërkohet të mos krijohet imazh i keq për Kosovën

Hani i Elezit | 16 Shk 2019 | 13:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Let’s Do It Kosova ka organizuar aksion pastrimi sëbashku me komunën e Hanit të Elezit, në pikën kufitare me Mqedoninë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, tha se qëllimi këtyre aksioneve është të vetëdijesohet qytetarët që ambienti të mbahen pastër.

“Qëllimi këtyre aksioneve është të vetëdijesohet popullata që të kemi ambient të pastër. I bëjmë apel të gjithë qytetarëve kushdo që kalon në këtë pjesë të mos i hedhin mbeturinat rrugëve, por aty ku e kanë vendin”.

Suma pati vërejtje edhe për policinë dhe doganën që punojnë në kufi.

“Vërejtje për policinë dhe doganën që angazhojnë për çdo ditë kompani private për pastrimin e mbeturinave ndërsa kur është fjala për aksione të tilla angazhojnë kompanitë publike”.

Drejtori  i organizatës Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, tha se një vit pasi kanë pastruar këtë hapësirë, mbeturinat gjenden në çdo pjesë të rrugës, raporton EO.

“Për nder të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë po kthehemi pas një viti këtu dhe fatkeqësisht nuk po e gjejmë situatën e mirë”.

“Kalimtarët këtej grumbujt e mbeturinave i lënë afër kësaj zone kufitare dhe kjo po krijon një imazh të keq për Kosovën”.

Sipas tij, për festën e Pavarësisë ka mjaft punë për të bërë, duke e quajtur absurde që të pastrohet.  mbeturina

“Duhet të tregojmë dashuri për vendin tonë dhe jetë duhet ta manifestojmë që nga momenti kur dalim nga shtëpia. Apel ishte përgjegjëse për këtë zonë kufitare dhe të mos ketë pamje si këto”.

“Ne për nder të festes së Pavarësisë kemi mjaft punë për të bërë dhe mendoj që është absurde që ne të pastrojmë mbeturina”.

“Duke pa pamje si këto na bën të jemi jo të kënaqur sepse ata që do vijnë në Kosovë për 17 shkurtin dhe në hyrje të shtetit të shohin kësi pamje çfarë tregon kjo për vendin tonë. Një ditë para Pavarësisë duam ta shohim të pastër vendin tonë”.

Të ngjashme