Pastrohet pika kufitare në Merdar, kërkohet përgjegjësi qytetare dhe institucionale

Podujevë | 02 Sht 2018 | 14:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” kanë organizuar aksion pastrimi në afërsi të vendkalimit kufitar në Merdar të Podujevës.

Luan Hasanaj, drejtor i “Let’s do it Kosova” ka thënë se institucionet, si ato qendrore ashtu dhe ato lokale, duhet të bëjnë më shumë për mjedisin.

“Pasqyra e parë që sapo hyjmë me një shtet është ajo çfarë na del përpara, dhe ajo çfarë ne shohim në pikat tona kufitare janë këta shembuj siç po e shohim sot. Unë jam i sigurt që qytetarët e Kosovës nuk janë të tillë dhe këtë po e bazoj që sa mirë i mbajmë pronat private. Mirëpo ku flasim për pronën publike mungon kujdesi duke u nisur nga shteti”, tha Hasanaj, raporton Ekonomia Online.

“Dua ta shfrytëzoj këtë ditë që tu bëjë apel institucioneve edhe qendrore edhe lokale që të kenë më shumë kujdes”, shtoi ai.

Hasanaj ka bërë thirrje që ndotësit e mjedisit të gjobiten.

“Shteti duhet të tregoj kujdes për pronën publike. Qeveria e Kosovës ka themeluar ‘Task Forcën për pastrimin e Kosovës’, e cila do të fillojë më 15 shtator. Pamjeve të këtilla do t’iu japim fund. Kjo do të pasojë me një aksion 3-mujor. Ajo çka po angazhohemi çdo ditë është që ta kemi një qëndrueshmëri të kësaj. Duhet të fillohet të gjobitën ata që e keqtrajtojnë natyrën”.

Image may contain: 1 person, shoes, child, sky, outdoor and natureImage may contain: 2 people, people standing, sky, tree and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, child, tree, shoes, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people walking, tree, sky, shoes, child, cloud, plant, outdoor and nature

Image may contain: sky, tree, plant, cloud, grass, outdoor and nature

Image may contain: 19 people, people smiling, people standing, shoes and outdoor

Të ngjashme