Pastrohet platoja dhe ndërrohet flamuri i ShBA-së te shtatorja e Bill Clintonit

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 11:27 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me zjarrfikësit Prishtinës kanë pastruar platonë përreth shtatores dhe kanë ndërruar flamurin e ShBA-së te shtatorja e Bill Clintonit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, deklaroi se ky organizim është bërë me qëllim që të falënderojnë zjarrfikësit për punën e tyre, pasi siç tha ai nga institucionet ata nuk po përkrahen.

Rexhepi theksoi se zjarrfikësit nuk kanë kushte të mira andaj meritojnë paga më të larta pasi çdo here janë në vijë të frontit.

“Qëllimi i organizimit të këtij manifestimi është për shkak ditës botërore te zjarrfikësve duke e parë që institucione nuk e bën në nivelin e duhur për këta heronj”.

“Uroj gjithë qytetarët anë kënd Kosovës ditën e dëshmorëve. Falënderojmë për përkrahjen e vazhduar të zjarrfikësve. Asnjëherë nuk kanë përtua që të dalin në ndihmë”.

Ai potencoi se përmes ndërrimit të flamurit amerikan tha se do të dërgojmë mesazhe të institucionet e tyre se populli shqiptar është aleat i tyre, raporton EO.

“Kemi dashur të sensibilizojmë çështjen e zjarrfikëseve pasi këta profesionalistë nuk i kanë kushtet e mira siç nuk i kanë polica, ushtria. Meritojnë paga më të larta, këta janë në vijë të parë të frontit”.

“Pas një periudhe dy mujore me ndërruar flamurin amerikan të shtatorja kemi dashur të dërgojmë mesazhe njerëzore dhe ti tregojmë institucioneve amerikane që Kosova është aleat i juaji”.

Shefi i Brigadës se Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, falënderoi populli amerikan për kontributin si dhe uroj të gjithë zjarrfikësit për ditën e tyre.

“Përshëndes gjithë popullin amerikan që kanë dhënë kontribut. Uroj zjarrfikëseve ditën e tyre që ka qenë dje”, tha ai.

Ky organizim është bërë për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve”.

Të ngjashme