Pastrohet shtrati i lumit Llap

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” aksion pastrimi u mbajt edhe në komunën e Podujevës.

Komuna e Podujevës, përmes kompanisë së kontraktuar, po vazhdon me pastrimin e shtratit të lumit Llap, ndërsa në të njëjtën kohë janë duke u zhvilluar punime edhe në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit në pjesën në dalje të qytetit.

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, largimi i deponive ilegale ka vazhduar edhe në Lagjen Rome, në Mitrovicë, afër stadiumit “Riza Lushta, përkatësisht te rruga “Adem Voca”.

Përveç ekipit të “Let’s Do It Kosova”, këtij aksioni i janë bashkuar edhe nënkryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë, si dhe nxënës e banorë të kësaj lagjeje.

Aksionit i është bashkuar edhe kompania “Uniteti” me makineri.

Ky aktivitet pastrimi organizohet në kuadër të projektit “Let’s Green It”. Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe INDEP dhe implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme