Pavarësisht reagimeve, PCB hedh 1 ton fishekzjarre

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 22:19 | Nga

Banka Pro Credit ka injoruar reagimet e shumta që erdhën ditëve të fundit, përfshirë një protestë të thirrur nga organizata “Let’s do it Kosova” dhe ka lëshuar në qiellin e Prishtinës fishekzjarre, për të shënuar përvjetorin e operimit në Kosovë.

Ndezja e fishekzjarrëve, që sipas raportimeve ishin rreth 1 ton, ndodhi pas koncerti 1 orësh që e mbajti këngëtarja Elvana Gjata.

Gjatë ditës dy protesta janë mbajtur që këto fishekzjarre mos të lëshohen për shkak të ambientit të ndotur, por ato nuk janë ndalur nga asnjë institucion, raporton Klan Kosova.

Ka qenë Ministria e Mjedisit që ka reaguar, duke thënë se janë kundër çdo veprimi që ndot ambientin, ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ai nuk e ka lëshuar lejen për fishekzjarrë, por vetëm për koncertin, duke e hedhur kështu fajin tek Ministria e Punëve të Brendshme nën juridiksionin e të cilëve janë lejet për hedhjen e fishekzjarrëve.

Të ngjashme