Paviqeviq: Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 15:24 | Nga

Gjorgje Paviqeviq, profesor në Universitetin e Beogradit, vlerësoi se kritikat që po vijnë kohëve të fundit nga BE-ja në adresë të qeverisë, që me sukses e ka vënë në plan të dytë, tregon se në rend dite kanë ardhur zgjidhja e çështjes së Kosovës, por edhe ai i stabilitetit rajonal, e ato janë sundimi i ligjit dhe liria e medieve.

“Qeveria serbe po reagon në mënyrë të nervozuar, por që mundohet t’i minimizojë para medieve vendore, në mënyrë që veten e proklamon si aktor të vetëm politik që mund t’i zgjidhë problemet dhe këshillon atë çka kërkon BE-ja”, deklaroi Paviqeviq.

“Nuk ka më entuziazëm lidhur me sundimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, siç kishte ekzistuar deri tani dhe se ka më pak vizita spektakolare, më pak deklarata e fotografi, që cilësoheshin si mbështetje miqësore”, transmeton RTK.

Ai më tej deklaroi se Serbia do ta durojë dëmin e madh që do ta ketë në perspektivën e vendit drejt integrimit në BE.

“Kjo situatë i jep alibi Vuçiqit e qeverisë së tij që të mos zbatojnë reformat që minojnë qeverinë e tij dhe BE të mos hap tema që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së para se të zgjidhen çështjet e brendshme”, deklaroi Paviqeviq.

Ai shtoi se qeveria në Serbi po përpiqet të “përgatisë një terren për kryengritje në Kosovë, që njëkohësisht ka një rritje të ndjeshme të ndjenjave nacionaliste dhe anti-perëndimore të qytetarëve dhe njohja e realitetit të Kosovës si humbje të territorit”.

“Është e qartë se autoritetet po përpiqen të përgatisin publikun dhe të minimizojnë humbjet politike, pavarësisht nga rezultati, veçanërisht në rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje të pafavorshme”, tha Paviqeviq.

Sipas tij, Serbia është e sunduar nga njerëzit “të cilët e kanë përvetësuar shtetin dhe institucionet e saj dhe i disponojnë ato sipas dëshirës”.

“Ligjet dhe rregullat zbatohen në mënyrë arbitrare dhe si burim tjetër për sundim personal, jo si norma të rregulluara nga qytetarët dhe autoritetet. Prandaj, duket se Serbia qeveriset nga një grup njerëzish që e kanë ndarë shtetin dhe institucionet e tij dhe kanë në dispozicion mënyrën se si ata dëshirojnë, prandaj është e vështirë të gjesh kush është kukull këtu”, tha Paviqeviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme