PD: Familja Jashari, simbol i rezistencës dhe paqes

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:22 | Nga

Partia e Drejtësisë, në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin e cila sipas PD-së mbetet simbol jo vetëm i lirisë dhe i rezistencës, por edhe simbol i paqes.

“Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për Shqiptarët e Kosovës dhe për Shqiptarët kudo që janë. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Partia e Drejtësisë thekson se Familja Jashari ka rol të veçantë, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të botërore, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së.

“Po ashtu kjo familje emblematike ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar, si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik. Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla”, thuhet në një njoftim të PD-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme