PD: Fitër Bajrami të shërbejë për solidaritet dhe unitet me njeri-tjetrin

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe punët e mira.

“Besimtarët myslimanë, pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fitër Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë sonë ndaj Atij”.

“Festa e Fitër Bajramit, përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit”.

“Andaj urojmë në këtë ditë feste që në familjet tona të mbizotërojë vetëm gëzimi, lumturia dhe begatia, ngase në këtë mënyrë dëshmohet pranimi i agjërimit dhe sakrificës së bërë gjatë këtij muaji të bekuar”.

“PD uron që vlerat e fuqizuara islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të qindra mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës të shërbejnë si shtylla të fuqishme të shtetndërtimit të vendit”, thuhet në urimin e PD-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme