PD kërkon nga Qeveria ndaljen e ndërtimit të murit në Mitrovicë

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 12:48 | Nga

Partia e Drejtësisë ka shprehur shqetësimin e saj për ndërtimin e murit ilegal afër Urës së Ibrit.

Sipas tyre kështu është duke u shkelur marrëveshja për rivitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

“PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerr hapa në ndalimin e këtij muri që rrezikon ndarjen e qytetit të Mitrovicës”.

“Ura e Ibrit, duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo i ndarjes, që të shërbej për t’i bashkuar qytetarët të cilët jetojnë në të dy anët e saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.

Sipas tyre çdo ndërtim që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës është i papranueshëm dhe se këto veprime nga ana e serbëve të Mitrovicës, po krijojnë pasiguri dhe frikë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Mitrovicës.

“Po ashtu kërkojmë nga të gjitha institucionet që t’u sigurohet lëvizja e lirë të gjithë qytetarëve andej dhe këndej urës dhe që mos të ketë mure ndarëse që do t’ua pamundësonte lëvizjen e lirë qytetarëve të Mitrovicës”.

“Institucionet e vendit duhet që të jenë sa me transparente dhe të japin llogari para qytetarëve rreth marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundon komunikata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme