PD në Gjakovë organizoi tribunën shkencore “Feja, Kombi dhe Shteti”

Gjakovë | 16 Shk 2017 | 21:05 | Nga

Për nderë të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës, dega e Partisë së Drejtësisë në Gjakovë organizoi sot tribunën shkencore me temën “Feja, Kombi dhe Shteti”.

Penalistët e kësaj tribune, akademik Feti Mehdiu, Dr. Alban Dobruna dhe Mr. Valter Nasufi theksuan aspektet e veçanta të kësaj problematike duke parashtrua argumente shkencore për rëndësinë e qartësimit dhe dallimit të koncepteve fetare nga ato ideologjike, përvojave të shtetit shqiptarë në marrëdhëniet me institucionet fetare në vitet e para të shtetëndërtimit pas shpalljes së pavarësisë, dhe aspekteve bashkëkohore të relacioneve ndërmjet institucioneve fetare, kombit dhe institucioneve shtetërore.

Në fjalën e tij pas diskutimit përmbajtjesor nga pjesëmarrësit e tribunës, Kryetari i PD-së Ferid Agani theksoi rëndësinë e ngritjes së përmasave dhe cilësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe institucioneve fetare të vendit, mbi bazat e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuçi, në shërbim të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme kombëtare dhe avancimit të drejtë të shtetndërtimit të vendit.

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 1 person

Image may contain: 16 people, people sitting, suit and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme