PDK e LDK thërrasin për dorëheqje morale për vrasjen në Gjinekologji, Kryesuesja kërkon të thirret mbledhje tjetër për këtë çështje

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 11:46 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë kërkuar dorëheqjen e personave përgjegjëse të përfshirë në rastin e vrasjes së shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë, raporton Ekonomia Online.

Në Komisionin për Shëndetësi, kur po raportonin ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe u.d. drejtoreshës së përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, këto dy parti akuzuan institucionet për dështim në këtë rast.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në lidhje me rastin e mbrëmshëm tha se do të duhej që drejtori i Klinikës të jepte dorëheqje morale, pasi sipas tij, gruaja është mbytur në duart e mjekëve.

“A do të duhej të këtë dorëheqje morale të drejtorit të Gjinekologjisë. Ajo është vrarë në dorën e mjekëve, ka qenë në përkujdesjen e mjekëve. Të paktën një dorëheqje morale nga kushdo. Situata është në buzë të kolapsit”, tha ai.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj bëri thirrje për dorëheqje morale, raporton EO.

“Me vjen keq që dy zonjat janë ushtruese të detyrës. Rastin i mbrëmshëm kur është privuar nga jeta një nënë jo në oborrin e spitalit, por në derë të spitalit. Ky rast është thirrje për dorëheqje morale. Njëra pozitë do të duhej të dorëheqje”, tha ai.

Përderisa kryesuesja e këtij Komisioni Fatmire Kollçaku e ndërpreu deputetin Zemaj duke kërkuar që për këtë temë të thirret një mbledhje tjetër dhe të mos dilet nga tema që janë thirrur drejtuesit e shëndetësisë.

Të ngjashme