PDK e quan mashtrim mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënsi i PDK-së, Avni Bytyçi e ka cilësuar si joserioze mocionin e Vetëvendosjes ndaj Qeverisë Hoti, përcjell Ekonomia Online.

“Lajmëtari është shumë më rëndësi në politikë. Nga ai varet edhe serioziteti i palës tjetër për të dhënë e për të pranuar një mesazh. Vet fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka detyruar një deputet anonim që të flas për mocionin e mosbesimit, që dorën n’zemër as vetë nuk e marrin seriozisht në partinë e tyre, tregon shumë për seriozitetin e kësaj partie politike.
Partia Demokratik e Kosovës është treguar e hapur, e sinqertë dhe mbi gjitha, shumë e drejtpërdrejt”, ka shkruar Bytyçi në profilin e tij në Facebook.

“Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme