PDK-ja dhe VV-ja kërkojnë hetimin e lejeve ndërtimore

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 11:06 | Nga

Këshilltarët e KK-së nga radhët e PDK-së dhe VV-së në Komunën e Ferizajt kanë kërkuar nga ekzekutivi i Komunës t’i hetojë të gjitha rastet e lejeve ndërtimore të lëshuara gjatë periudhës së fundit nga qeverisja e kaluar derisa qyteti tashmë ka kaluar në një kaos me mbindërtime të larta pa leje.

Ndërkaq, sipas LDK-së, një hetim i tillë nuk duhet të nisë me arsyetim se ekzekutivi i Komunës duhet të merrej me punë për të cilat është thirrur para qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nehat Mustafa, ish-zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e pozitës (PDK), nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga ekzekutivi të hetohen rastet e ndërtimeve të larta në këtë qytet.

Ai ka kërkuar pikërisht nga kryetari i Komunës Agim Aliu dhe nga drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu t’i pezullojnë të gjitha lejet e ndërtimeve, të cilat janë në proces me qëllim të analizimit të kushteve të lejeve të lëshuara dhe të vërtetohen se a janë lëshuar ato konform ligjit duke i respektuar lejet përkatëse gjatë ndërtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme