PDK-ja mbledh ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar grumbullim të ndihmave elementare si rroba dhe batanije në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë Kosovën.

Prej orës 12:00, RDK po pret njerëz të vullnetit të mirë që t’u dalin në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Rinia Demokratike e Kosovës organizon grumbullim të ndihmave elementare (rroba/batanije etj) në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës nëpër Kosovë. Me lutje në zemër veprojmë bashkë për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Nga ora 12:00, mirëpresim secilin prej jush dhe ju falënderojmë nga zemra për ndihmën tuaj”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më herët edhe Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do të bëjë grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti.

Të ngjashme