PDK-ja për mosakreditimin e universiteteve: Mbyllja nuk është zgjidhje

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me mbylljen e tri Universiteteve Publike në Kosovë, atij të Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës.

Nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se si PDK dhe si qeveri mbesin të përkushtuar për të marrë vendime të harmonizuara.

“Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës parasheh akreditim në dy nivele – institucional dhe të programeve, prandaj një vendim i ri para fillimit të vitit të ri akademik është i domosdoshëm”, ka shkruar Hoxhaj.

Në fund, Hoxhaj është shprehur se ka nevojë për një mobilizim shoqëror për përkrahje në zhvillimin e universiteteve dhe se mbyllja e tyre nuk është zgjidhje.

Ky është postimi i tij i plotë:

Është i kuptueshëm reagimi publik gjatë 24 orëve të fundit lidhur me vendimin për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinj në tri universitetet publike të vendit. Megjithatë, si PDK dhe qeveri mbesim të përkushtuar për të ndërmarrë sa më shpejt veprime të harmonizuara të të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi dhe kompetenca. Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës parasheh akreditim në dy nivele – institucional dhe të programeve, prandaj një vendim i ri para fillimit të vitit të ri akademik është i domosdoshëm. Po ashtu, është koha e duhur për të bërë edhe një rishikim të mirëfilltë të cilësisë, gjendjes në universitete dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve për tu shkolluar. Kemi nevojë për një mobilizim shoqëror për të përkrahur zhvillimin e universiteteve sepse mbyllja e tyre nuk është zgjidhje.

Të ngjashme