PDK në Prishtinë kërkon zgjidhjen e problemit të kolektorit të ujërave e zeza në Kalabri

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Prishtinë, ka kritikuar qeverisjen aktuale të kryeqytetit, për mungesën e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen Kalabria dhe zvarritjen e vendosjes së tij nga qeverisjet e deritanishme komunale, raporton Ekonomia Online.

Një  konferencë për media nga kjo parti u tha se mungesa e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen Kalabria rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve

Asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri e konsideroi të pafalshme që të gjitha qeverisjet komunale që kanë udhëhequr deri tani me Prishtinën ua kanë kthyer shpinën qytetarëve dhe i kanë lënë ata të përballen me qindra probleme.

“Po shohim këtu lagjen Kalabria ku qytetarët e saj janë lënë nën kundërmimin e erërave të ujërave të zeza. Premtime të pafundme, i janë dhënë kësaj lagjeje nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin, si nga LDK-ja ashtu edhe nga LVV-ja. Ndërsa, qeverisja aktuale karakterizohet me zvarritje të pafundme të punimeve, ku 180 ditë të caktuara për secilin projekt të nisur nuk përfundojnë para 3 apo 8 viteve.”

Asambleistja e PDK-së Suzana Vuqitërna Kika tha se mosveprimi nga ana e komunës për vendosjen e kolektorit po e rrezikon jetën e fëmijëve, shëndetin e qytetarëve, shtëpitë e tyre dhe funksionimin e bizneseve në lagjen Kalabria.

“Unë jam e shqetësuar për fëmijët e kësaj lagjeje që dalin të luajnë dhe shkojnë në shkollë në këtë periudhë kur ka reshje të shpeshta të shiut. Ata rrezikojnë të bien në gropat e thella me ujë dhe paramendojeni se çfarë mund të ndodhë.

Kjo gjendje është tejet e rrezikshme për shëndetin e secilit banor të lagjes Kalabria, sepse ekziston rreziku i përhapjes së infeksioneve ose ndonjë epidemie pikërisht nga kundërmimi i ujërave të zeza.”

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe qytetarë të kësaj lagje, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.

Banori i lagjes Kalabria, Ismet Cani ka thënë se në këtë lagje  problem më i madh momental i qyteti të Prishtinës është rrezikimin e shëndetit të njerëzve sidomos për shkak të kundërmimeve të rënda.

“Unë si qytetar po falës si përfaqësues i kësaj lagje. Në lagjen Kalabria është problem më i madh momental  i qytetit të Prishtinës  i cili në vete përmban rrezikimin e shëndetit të njerëzve sidomos për shkak të kundërmimeve të rënda. Ne kemi pasur premtime që nga fillimi i mandatit të parë të kryetarit aktual i cili nuk ka ndërmarrë diçka konkrete. Ne kemi bërë kërkesa dhe jemi ankuar por asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Mos veprimi i personave të autorizuar  për eliminimin e rrezikut të qytetarëve është vepër penale”, ka thënë ai.

PDK në Prishtinë kërkon nga qeverisja komunale që ta përfundojë kolektorin mbi lumin Mat dhe lumin Prishtina brenda këtij viti.

Të ngjashme