Peci: Nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori dhe Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan.

Sipas Pecit, qëllimi i Rusisë nuk është vetëm që ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror.

“Dite te erreta jane prane kontinentit tone, qe mund te kene per pasoje mijera viktima ne Ukraine, por edhe me gjere, nese konflikti eskalon pertej kufinjeve te ketij vendi. Kjo mund te kete pasoja edhe ne Ballkan, duke perfshire ketu edhe momentin e se vertetes per Serbine, e cila nuk do ta kete komoditetin qe te jete deklarativisht njekohesisht edhe me perendimin dhe Rusine”, ka shkruar Peci.

Tutje, Peci ka thënë se në këto rrethana, njohja e Kosovës nga katër vendet mos njohëse të NATO’s “mund të bëhet imperativë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleancës”

“Sot, per te gjitha vendet e rajonit do te jete ceshtje kyce besueshmeria e tyre si aleate te perendimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetem ne raport me konfliktin ne Ukraine, por edhe ne raport me sigurine dhe stabilitetin ne rajon, ne keto kohe te turbullta me zhvillime te cilave nuk ju dihet fundi.

Edhe një gjë, me intervenimin eventual te Rusisë ne Ukraine, do te hapet edhe kapitulli i rrënimit te Kombeve te Bashkuara, si institucion pergjegjes për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dhe kjo do ta rikthej politiken e bilancit te fuqisë ne kontinentin tone, 33 vite pas përfundimit te Luftës se Ftohte. Ne këto rrethana, njohja e Kosovës nga kater vendet mos njohëse te NATO-s, mund te behet nje imperativ për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ne krahun jugor te Aleances”, thuhet në postimin e Pecit.

Ndryshe, këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, ka thënë se sulmi rus kundër Ukrainës ka gjasë të nisë në ditët e ardhshme, ndonëse shtoi se ende nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dhënë urdhrin për sulm.

Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Të ngjashme